Bota

Spanja ka nevojë për kamerierë

Pandemia është përgjegjëse si për dëshirën për të udhëtuar, ashtu edhe për mungesën e besimit dhe entuziazmit të punëtorëve për industrinë e turizmit.

6 Prill 2023, 12:21 Nga k.m.
Spanja ka nevojë për kamerierë
Foto ilustruese

MADRID- Spanja pret një numër rekord turistësh për të vizituar brigjet e saj me diell, plazhet me rërë dhe qytetet historike këtë vit, pavarësisht se çmimet do të rriten deri në 20% këtë verë.

Sipas "Euronews", por sfida më e madhe për sektorin e turizimit është gjetja e punëtorëve që të përpiqen të plotësojnë kërkesën. Pandemia është përgjegjëse si për dëshirën për të udhëtuar, ashtu edhe për mungesën e besimit dhe entuziazmit të punëtorëve për industrinë e turizmit.

Sektorët e turizmit dhe mikpritjes shpresojnë të tejkalojnë shifrat para pandemisë. Kompania e burimeve njerëzore Randstad vlerëson se Spanja do të ketë nevojë për të paktën 60,000 punëtorë shtesë në sektorin e turizmit dhe mikpritjes për të përballuar kërkesën.

spanje

Sondazh

Poll