Bota

E rëndë në Itali/ 21-vjeçarja përdhunohet në tren në sy të pasagjerit, rrëfimi tronditës: Më tërhoqi, humba ndjenjat...

E reja është sulmuar në sy të një pasagjeri, i cili edhe pse e ka parë skenën tronditëse nuk ka reaguar. Gjatë rrëfimit 21-vjeçarja tregoi se përjetoi 10 minuta tmerr dhe ka humbur ndjenjat nga tronditja.

6 Prill 2023, 11:42 Nga f.i
E rëndë në Itali/ 21-vjeçarja përdhunohet në
Foto ilustruse

ITALI- Një sulm seksual ka ndodhur në një tren rajonal në Milano. Mediat e huaja raportojnë se një 21-vjeçare është përdhunuar në bordin e autokolonës 24531 që lidh Varese me rajonin e Lombardisë. E reja është sulmuar në sy të një pasagjeri, i cili edhe pse e ka parë skenën tronditëse nuk ka reaguar. Gjatë rrëfimit 21-vjeçarja tregoi se përjetoi 10 minuta tmerr dhe ka humbur ndjenjat nga tronditja.

“Më kapi dhe më tërhoqi drejt tij duke më detyruar të shtrihesha në sedilje, në një sekondë e gjeta veten, e shtrënguar mes dritares dhe një ndenjëseje. Kam humbur ndjenjat nga tronditja. Kam përjetuar 10 minuta tmerr,”- tregoi e reja.

"Isha në panik absolut, nuk munda të reagoja. Më pas, kur më erdhi vetëdija, bërtita me sa munda dhe e godita nën mjekër. Ika deri sa gjeta kontrollorin dhe me të vrapuam në krye të trenit ku ndodhej Policia. Më shpëtoi instinkti i mbijetesës”,- u shpreh ajo më tej.

Policia reagoi menjëherë duke mbyllur dyert e trenit, por agresori kishte arritur të arratisej mes ndalesave në Porta Vittoria dhe Forlanini. 

perdhunohet 21-vjecarja ne itali

Sondazh

Poll