Bota

Dita e tretë e gjyqit në Hagë/ Avokatja e Krasniqit: UÇK nuk e kishte strukturën e një ushtrie

Avokatja e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se klienti i saj nuk ka pasur asnjë përgjegjësi operacionale në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

5 Prill 2023, 10:21 Nga f.i
Dita e tretë e gjyqit në Hagë/ Avokatja e Krasniqit: UÇK
Venkateswari Alagendra

HAGË- Sot në ditën e tretë të gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi ka nisur fjalën. Venkatesëari Alagendra, avokatja e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se klienti i saj nuk ka pasur asnjë përgjegjësi operacionale në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Aktivitetet nuk mund të lidhen me asnjë krim që prokuroria pretendon se ka kryer Krasniqi. Krasniqi nuk kishte kompetenca që ia ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar. Aktakuza pretendon se Krasniqi ka marrë pjesë në krime në tri raste. Provat do ta tregojnë të kundërtën”, ka theksuar ajo.

Duke vazhduar argumentimin e saj, avokatja ka thënë se prokuroria mbivlerëson organizimin e UÇK-së, duke thënë se ka qenë më e organizuar sesa ajo ka qenë në të vërtetë.

“Kjo ishte një fantazi. Prokuroria duket se është pjesë e propagandës kundër UÇK-së, duke nxjerr dokumente nga si ka qenë situata në terren. UÇK nuk e kishte strukturën e një ushtrie, - u shpreh Alagendra.

kosova ne hage

Sondazh

Poll

Bota 5 Prill 2023, 09:27 k.m.

Putin pret Lukashenkon në Moskë

Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin MOSKË- Lideri i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko po udhëton sot në Moskë p&e...