Bota

Gjyqi ndaj Trump/ Stormy Daniels “ironizon” me postimin e fundit: Është më argëtuese të jesh burri im seksi sesa...

Pornostarja duket se ka ironizuar ish-presidentin e Amerikës, ku nuk e ka ndaluar ironinë duke e cilësuar Trump si burrin e saj seksi. 

5 Prill 2023, 09:26 Nga f.i
Gjyqi ndaj Trump/ Stormy Daniels “ironizon” me postimin e fundit:
Stormy Daniels, Donald Trump

SHBA- Stormy Daniels, e cila dyshohet se ka pasur një lidhje me ish-presidentin Donald Trump, pas daljes së tij në gjyq ka reaguar me anë të një postimi në Twitter. Pornostarja duket se ka ironizuar ish-presidentin e Amerikës, ku nuk e ka ndaluar ironinë duke e cilësuar Trump si burrin e saj seksi. 

"Vazhdoni të thoni "**********" sikur të jetë një gjë e keqe. Është padyshim më argëtuese të jesh nën mua burri im seksi, sesa të jesh në arrest,”- shkruan Daniels.

Trump dyshohet se ka pasur një lidhje me Stormy Daniels në vitin 2006, kur ajo ishte 27 vjeçe. Sipas akuzës, Daniels pretendon se ka patur marrëdhënie intime me Trump, i cili e ka blerë për të heshtur. Ish-presidenti i Amerikës është akuzuar për 34 vepra penale të falsifikimit të të dhënave të biznesit. Dje ai u dorëzua pranë autoriteteve në Nju Jork dhe deklaroi se ishte i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave.

donald trump stormy daniels

Sondazh

Poll

Bota 5 Prill 2023, 09:27 k.m.

Putin pret Lukashenkon në Moskë

Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin MOSKË- Lideri i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko po udhëton sot në Moskë p&e...