Bota

Trump...nesër dhe mundësia e një gjyqi/ Zgjedhjet presidenciale të 2024 janë të pasigurta, çfarë thonë SONDAZHET

Kandidat për mandatin e tretë për Shtëpinë e Bardhë, Trump tani do të përpiqet të shmangë kalvarin e një gjyqi, i cili mund të fillojë në janar 2024, pak përpara zgjedhjeve paraprake republikane për të zgjedhur kandidatin presidencial.

5 Prill 2023, 09:31 Nga k.m.
Trump...nesër dhe mundësia e një gjyqi/ Zgjedhjet presidenciale
Donald Trump

SHBA- Aktakuza formale e ngritur ndaj Donald Trump e ka bërë të pasigurtë garën për 'Shtëpinë e Bardhë' në vitin 2024, me republikanin që tani përballet me mundësinë e arrestimit dhe me presidentin aktual, Joe Biden që ende nuk e ka shpallur kandidaturën e tij. Para një gjyqtari në Nju Jork, Trump u deklarua i pafajshëm dhe tashmë është kthyer në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago, Florida, nga ku denoncoi "ndërhyrjen" e drejtësisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 dhe i quajti akuzat kundër tij, "një fyerje për kombin".

"Krimi i vetëm që kam kryer ndonjëherë ishte mbrojtja e kombit tonë kundër atyre që kërkojnë ta shkatërrojnë atë,"- i tha biznesmeni një turme mbështetësish.

Kandidat për mandatin e tretë për Shtëpinë e Bardhë, Trump tani do të përpiqet të shmangë kalvarin e një gjyqi, i cili mund të fillojë në janar 2024, pak përpara zgjedhjeve paraprake republikane për të zgjedhur kandidatin presidencial.

Fyerjet

Trump kaloi rreth dy orë në gjykatën e Manhattanit, ku u shoqërua nga një autokolonë nën masa të rrepta sigurie nga Trump Tower. Jashtë gjykatës mbështetësit dhe kundërshtarët e ish-presidentit kanë shkëmbyer fyerje në një atmosferë të tensionuar. Trump u detyrua të kalonte në procesin e zakonshëm kur u fut në gjykatë: ai dha emrin, moshën dhe profesionin e tij dhe iu morën shenjat e gishtave. Megjithatë, ai nuk është fotografuar për procesverbalet gjyqësore dhe as nuk është vënë në pranga.

Miliarderi është deklaruar i pafajshëm dhe thotë se është viktimë e një "gjuetie shtrigash" të orkestruar nga demokratët e Presidentit Joe Biden, të cilët "vodhën" fitoren e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Nga ana tjetër, presidenti amerikan tregoi se paraqitja e Trump në gjykatë “nuk është prioritet” për të.

Impakti dhe sondazhe

Trump është presidenti i parë i SHBA-së që akuzohet në historinë e Amerikës. Konkretisht ai akuzohet se ka “orkestruar” një sërë pagesash për t'u mbyllur gojën tre personaveqë mund ta preknin para zgjedhjeve të 2016-ës. Ekipi i ish-presidentit i pagoi 130,000 dollarë pornostares Stormy Daniels – me të cilin ai dyshohet se kishte një lidhje jashtëmartesore – për të blerë heshtjen e saj.

"Donald Trump "nuk pushoi së gënjyeri","- tha Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, duke denoncuar, pas 5 viteve hetime të zyrës së tij.

“Ligji është i njëjtë për të gjithë,”- theksoi ai në një konferencë për media.

Duke folur nga Florida, ish-presidenti amerikan tha: Nuk e kisha menduar kurrë që diçka e tillë mund të ndodhte në Amerikë. Një re shumë e errët ka mbuluar vendin tonë të dashur, por nuk kam asnjë dyshim se ne do ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe.

Ndërkohë, popullariteti i Trump duket se po rritet, pjesërisht, thonë disa republikanë. Sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos të publikuar të hënën, Trump ka mbështetjen e 48% të votuesve republikanë – 4 pikë më shumë nga se kishte në muajin mars. Senatori i Floridës, Ron DeSandis, i cili është shfaqur si sfiduesi i tij më i frikshëm, mbështetet nga vetëm 19% e republikanëve – 11 pikë përqindje më pak.

donald trump

Sondazh

Poll

Bota 5 Prill 2023, 09:27 k.m.

Putin pret Lukashenkon në Moskë

Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin MOSKË- Lideri i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko po udhëton sot në Moskë p&e...