Bota

Marcon vizitë në Kinë, i kërkon Xi- Jinping përshpejtim të përfundimit të luftës në Ukrainë

Marcon i shoqëruar nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen,do të zhvillojnë një vizitë tre-ditore në Kinë. Takimi i Xi-Jinping me Macron do të zhvillohet të enjten. 

5 Prill 2023, 09:55 Nga f.i
Marcon vizitë në Kinë, i kërkon Xi- Jinping përshpejtim
Emmanuel Macron dhe Xi Jinping

KINË- Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij sot në Kinë, pritet të shtyjë homologun kinez Xi-Jinping të mos mbajë anën e Rusisë dhe lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt. Mediat e huaja raportojnë se Marcon i shoqëruar nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen,do të zhvillojnë një vizitë tre-ditore në Kinë. Takimi i Xi-Jinping me Macron do të zhvillohet të enjten.

I shoqëruar nga presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen , por edhe biznesmenë francezë, Macron nuk dëshiron të prishë në asnjë mënyrë marrëdhëniet e tij me qeverinë kineze, pavarësisht se ka pakënaqësi për taktikat e ndjekura nga Pekini si mbyllja e kufijve, shkeljet e të drejtave të njeriut, ku vitet e fundit kanë ndikuar negativisht në transaksionet financiare në mes të pandemisë.

Kina është zyrtarisht neutrale në luftë, por e ka mbështetur Rusinë ekonomikisht dhe diplomatikisht përballë sanksioneve perëndimore. Xi dhe presidentit rus Vladimir Putin, në mars,nënshkruan një partneritet strategjik kino-rus gjatë vizitës shtetërore të Xi në Moskë.

Kujtojmë se në samitin e G20 në nëntor, Macron bëri thirrje që Kina të luajë një rol më të madh ndërmjetësimi në luftë.

emmanuel macron xi jinping ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Bota 5 Prill 2023, 09:27 k.m.

Putin pret Lukashenkon në Moskë

Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin MOSKË- Lideri i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko po udhëton sot në Moskë p&e...