Bota

Ish-roja i Putin arratiset në Turqi, rrëfimi: Presidenti rus jeton i izoluar, pa celular, pa internet

Karakulov ka rrëfyer se Putin si një monark i shqetësuar se ata përreth tij mund ta duan atë të vdekur, ka një sistem sigurie që mund të përkufizohet me paranojën.

5 Prill 2023, 09:02 Nga f.i
Ish-roja i Putin arratiset në Turqi, rrëfimi: Presidenti rus jeton i
Vladimir Putin, Gleb Karakulov

TURQI- Ish-roja i presidentit Vladimir Putin, Gleb Karakulov, i cili arriti të arratisej në Turqi tetorin e kaluar ka rrëfyer mbi sistemin e sigurisë së presidentit rus. Mediat e huaja raportojnë se gjatë intervistës Karakulov ka rrëfyer se Putin ishte si një monark i shqetësuar, me frikën se e duan të vdekur. Ai tregoi se Putin ka një sistem sigurie që mund të përkufizohet me paranojën.

"Ai ka frikë për jetën e tij në mënyrë patologjike. Nuk e kam parë kurrë me celular"-tha Karakulov.

Ish-roja ka treguar ndër të tjera se ushqimi gatuhet vetëm për të nga një kuzhinier i posaçëm , për t'u inspektuar më pas nëpërmjet testeve të kryera nga qendra e sigurisë biologjike . Inxhinierët dhe zjarrfikësit udhëtojnë me të për të studiuar dokumentacionin teknik përkatës dhe për të kontrolluar nëse strukturat janë në përputhje me standardet.

Me presidentin rus, Gleb Karakulov punoi deri në mes të tetorit të vitit 2022, kur më pas arriti të arratisej në Turqi. Ai është oficeri më i lartë i inteligjencës në historinë e Moskës.

 

vladimir putin gleb karakulov

Sondazh

Poll