Bota

Vizita e Marcon në Kinë/ Presidenti francez në bisedë telefonike me Biden

Të dy liderët kanë rënë dakort për të angazhuar Kinën në përshpejtim të përfundimit të luftës në Ukrainë.

5 Prill 2023, 10:13 Nga f.i
Vizita e Marcon në Kinë/ Presidenti francez në bisedë
Joe Biden dhe Emmanuel Marcon

FRANCË- Emmanuel Macron dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden zhvilluan një bisedë telefonike përpara udhëtimit të liderit francez në Kinë. Mediat e huaja raportojnë se gjatë bisedës të dy liderët kanë rënë dakort për të angazhuar Kinën në përshpejtim të përfundimit të luftës në Ukrainë.

“Të dy liderët kanë përmendur vullnetin e tyre të përbashkët për të angazhuar Kinën për të përshpejtuar përfundimin e luftës në Ukrainë dhe për të marrë pjesë në ndërtimin e paqes së qëndrueshme në rajon”, -tha zyra e Macron në një deklaratë.

Macron gjatë vizitës së tij pritet t'i kërkojë Kinës që të mos furnizojë Rusinë me armë. Pavarësisht kërkesave nga Moska, nuk dihet nëse Pekini ka furnizuar Rusinë me armatime, megjithëse zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për këtë mundësi.

joe biden emmanuel macron

Sondazh

Poll

Bota 5 Prill 2023, 09:27 k.m.

Putin pret Lukashenkon në Moskë

Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin MOSKË- Lideri i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko po udhëton sot në Moskë p&e...