Bota

Zelenskyy vizitë zyrtare sot në Poloni, pritet nga Duda në Kështjellën Mbretërore në Varshavë

Zelenskyy gjithashtu do të takohet me refugjatët ukrainas në Sheshin e Kalasë së Varshavës.

5 Prill 2023, 08:27 Nga A.B
Zelenskyy vizitë zyrtare sot në Poloni, pritet nga Duda në
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, do të ketë sot një vizitë zyrtare në Poloni. Siç është parashikuar nga Marcin Przydacz, këshilltar për punët e jashtme të presidentit polak, "do të ketë bisedime të gjata dhe të gjera, jo vetëm për situatën e sigurisë, por edhe për mbështetjen ekonomike dhe politike"

Ai do të shoqërohet nga gruaja e tij, Olena Zelenska dhe takimi i parë do ndodhë në Kështjellën Mbretërore mes tij dhe presidentit polak Andrzej Duda.

Bisedimet e tyre do të përfshijnë çështjet e sigurisë, politikën rajonale, bashkëpunimin ekonomik, çështjet historike që mbeten midis dy fqinjëve, si dhe tranzitin e drithit dhe prodhimeve të tjera bujqësore të Ukrainës përmes Polonisë. Bisedimet do të pasohen nga një takim me publikun, sipas zyrës së Dudës.

Zelenskyy do të takohet me ukrainasit dhe polakët në Kështjellën Mbretërore në Varshavë, pasi dëshiron t'i falënderojë polakët për ndihmën që u kanë dhënë ukrainasve./Dosja.al

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll