Bota

Putin pret Lukashenkon në Moskë

Ata do të zhvillojnë bisedime për çështje aktuale dypalëshe dhe ndërkombëtare.

5 Prill 2023, 09:27 Nga k.m.
Putin pret Lukashenkon në Moskë
Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin

MOSKË- Lideri i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko po udhëton sot në Moskë për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin lidhur me luftën në Ukrainë. Të dy liderët do të diskutojnë përparimin e arritur në krijimin e Shtetit të Bashkimit Rusi-Bjellorusi.

Në ditën e dytë të vizitës së presidentit bjellorus në kryeqytetin rus, Lukashenko dhe Putin do të zhvillojnë bisedime mbi çështje aktuale dypalëshe dhe ndërkombëtare. Ndër çështjet dypalëshe është vendosja e armëve bërthamore taktike në tokën bjelloruse në kufirin me Poloninë.

Çështjet ndërkombëtare që do të diskutohen ka të ngjarë të përfshijnë luftën në Ukrainë dhe reagimin ndaj anëtarësimit të Finlandës në NATO, ngjarje e cila u përfundua dje.

aleksander lukashenko vladimir putin

Sondazh

Poll