Bota

'Duhen prova që ka pasur sulm të organizuar ngdaj civilëve'/ Avokati i Thaçit: Gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit duhet të rrëzohen

Ai tha se 6 nga 10 akuzat e Prokurorisë janë për krimet kundër njerëzimit, ndërsa argumentoi se për të vërtetuar këto akuza duhet që organi i akuzës duhet të vërtetojë se ka pasur sulm të organziuar ndaj civilëve, në të kundër këto 6 pika duhen rrëzuar.

4 Prill 2023, 13:13 Nga a.l
'Duhen prova që ka pasur sulm të organizuar ngdaj
Avokati mbrojtes i Thaçit

HAGË- Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiç ka deklaruar para trupës gjykuese se 6 akuzat për krime kundër njerëzimit duhet të rrëzohen. Ai tha se 6 nga 10 akuzat e Prokurorisë janë për krimet kundër njerëzimit, ndërsa argumentoi se për të vërtetuar këto akuza duhet që organi i akuzës duhet të vërtetojë se ka pasur sulm të organziuar ndaj civilëve, në të kundër këto 6 pika duhen rrëzuar. Sipas Misetiçit, Tribunali i Hagës e ka rrëzuar këtë pretendim në rastin e Fatmir Limajt.

Gjashtë nga 10 pikat e Prokurorisë janë për krimet kundër njerëzimit. Për të vërtetuar këto pika, duhet të vërtetojë se ka pasur sulm të organizuar ndaj civilëve. Nëse nuk e vërtetojnë, këto gjashtë pika duhen rrëzuar dhe ju duhet të shfajësoni të akuzuarit për këto pika. Tribunali i Hagës në rastin Limaj konstatoi se nuk kishte sulme të zgjeruara ndaj civilëve. Konstatimi i fundit pranon se kishte kolaboracionistë me regjimin serb, diçka që Prokuroria dje nuk e pranoi”, tha Misetiç, raporton Nacionale.

Ai foli edhe për deklaratat Prokurorisë e bëra në seancën e parë gjyqësore që u zhvillua ditën e djeshme. 

Nuk duhet të habiteni kur të dëgjoni se komunikatat janë diskutuar edhe më parë në Tribunal të tjerë që kanë rrëzuër përpjekjet e prokurorëve për t’i lidhur motivet kriminale me këto komunikata. UÇK-ja nuk kishte struktura komanduese për të kryer këto krime që pretendohet në komunikata. Këto u kryen nga elementeë të këqinj të UÇK-së”, deklaroi Luka Misetiç.

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

kosova ne hage

Sondazh

Poll