Avokati i Donald Trump: Jemi gati për betejën ligjore të ish-presidentit
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është gati për betejën e tij ligjore në një çësht...
Pace shtoi se dëshmitarët kanë pritur 25 vite që të flasin për këto krime, prandaj ata që bënë këto vepra duhet të marrin dënimin e merituar.
HAGË- Pas pauzës së dytë, ka nisur sërish gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi në Hagë. Për disa orë me radhë, prokurorët kanë paraqitur disa prova lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tyre.
Prokurori, James Pace tha se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kanë ketrajtuar shumë njerëz në disa zona të Kosovës.
“Kanë bërë keqtrajtime fizike në Drenoc, Llapashticë. Viktimat u detyruan të hapin vetë varret e tyre. Të ndaluarit u vendosën në dhoma të mbuluara me gjak. Keqtrajtim të pamëshirshëm, ata që mbetën gjallë vuajnë edhe sot. Në Llapashnik, kanë bërë dëmtime të organeve trupore”, u shpreh ai.
Pace shtoi se dëshmitarët kanë pritur 25 vite që të flasin për këto krime, prandaj ata që bënë këto vepra duhet të marrin dënimin e merituar.
Çfarë po ndodh sot?
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është gati për betejën e tij ligjore në një çësht...
Emigrantë ITALI- Një varkë me 35 emigrantëështë bllokuar në ishullin Lampione në ishujt Pelagie në Siç...
Foto ilustruse FINLANDË- Finlanda do të bëhet anëtarja e 31 e NATO-s të martën. BBC raporton se Sekretari i Pë...
Konfiskohen pasaportat e zyrtarëve rusë RUSI- Pasaportat e zyrtarëve të lartë rusë dhe drejtuesve të kompanive shtet&eu...
Shpërthimi në Shën Petërsburg RUSI- Rusia ka akuzuar Shërbimet e Inteligjencës së Ukrainës për shpërthim...
Glauk Konjufca HAGË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca deklaron se pret që e vërteta nga gjyqi në Hagë t&eu...
Prindërit e Hashim Thaçit KOSOVË- Prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi po ndjekin procesin e gjyqit në Hagë nda...
Daria Trepova RUSI- Bashkëshorti i Daria Trepovës, 26-vjeçares së arrestuar për vrasjen me bombë të blogerit rus ngja...
Klestor Veseli HAGË- Djali i Kadri Veselit, Klestori ka falenderuar shqiptarët për përkrahjen masive që iu kanë dhë...
Gjyqi në Hagë HAGË- Seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ndërprerë përkoh&...