Bota

Shpërthimi me bombë në Shën Petërsburg/ Rusia fajëson shërbimet e inteligjencës së Ukrainës

Kremlini e ka cilësuar gjithashtu shpërthimin në kafene si një "akt terrorist".  Kievi ka hedhur poshtë pretendimet për përfshirjen e tij.

3 Prill 2023, 15:17 Nga a.l
Shpërthimi me bombë në Shën Petërsburg/ Rusia
Shpërthimi në Shën Petërsburg

RUSI- Rusia ka akuzuar Shërbimet e Inteligjencës së Ukrainës për shpërthimin në Shën Petërsburg ku humbi jetën blogeri rus Vladlen Tarasky dhe u plagosën 30 të tjerë. Zyrtarët e antiterrorizmit në Rusi thonë se shërbimet e inteligjencës ukrainase janë përfshirë në vrasjen e blogerit të shquar të luftës, shkruan Skynews. 

Ata thonë se agjentë nga Fondacioni Anti-Korrupsion (FBK), një grup i ndaluar fushatash i krijuar nga figura e burgosur e opozitës së Kremlinit, Alexei Navalny, ndihmuan në vrasjen e tij.

Kremlini e ka cilësuar gjithashtu shpërthimin në kafene si një "akt terrorist".  Kievi ka hedhur poshtë pretendimet për përfshirjen e tij. Dje, këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak fajësoi terrorizmin e brendshëm rus për shpërthimin.

Si ndodhi ngjarja? 

Blogeri i njohur ushtarak i cili përkrahte luftën kundër Ukrainës, Vladlen Tatarsky 40 vjeç u vra të dielën me një shpërthim me bombë. Ai kishte më shumë se 560.000 ndjekës në kanalin e tij në Telegram. Ngjarja ka ndodhur në brigjet e lumit Neva në Shën Petërsburg teksa ai ndodhej në ambientet e një lokali në këtë zonë. Autorja ka shkuar dhe i ka dorëzuar atij bombën e inskenuar si dhuratë të cilën ai e mbajti në gjoks. Si pasojë e shpërthimit, mbi 30 persona mbetën të plagosur, mes të cilëve një 14-vjeçare. Raportohet se 10 nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll