Bota

Ndërpitet gjyqi në Hagë, procesi vijon në orën 14:30

Prokuroria e Specializuar gjatë prezantimit të deklaratës hyrëse përmendi rastet e ndalimit të personave nga UÇK-ja.

3 Prill 2023, 14:22 Nga a.l
Ndërpitet gjyqi në Hagë, procesi vijon në orën 14:30
Gjyqi në Hagë

HAGË- Seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ndërprerë përkohësisht. Gjykatësi Charles Smith njoftoi se do të kthehen në orën 14:30 për të përmbyllur seancën e parë gjyqësore.

Prokuroria e Specializuar gjatë prezantimit të deklaratës hyrëse përmendi rastet e ndalimit të personave nga UÇK-ja. James Pace tha se anëtarët e UÇK-së u hoqën lirinë qindra individëve pa proces të rregullt gjyqësor.

Çfarë po ndodh sot?

Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./ Dosja.al

kosova ne hage

Sondazh

Poll