Bota

FOTO/ Prindërit e Hashim Thaçit ndjekin nga shtëpia gjyqin në Hagë

Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

3 Prill 2023, 14:49 Nga a.l
FOTO/ Prindërit e Hashim Thaçit ndjekin nga shtëpia gjyqin
Prindërit e Hashim Thaçit

KOSOVË- Prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi po ndjekin procesin e gjyqit në Hagë ndaj djalit të tyre, nga shtëpia. 

FOTO/ Prindërit e Hashim Thaçit ndjekin nga shtëpia gjyqin
Prindërit e Hashim Thaçit

Çfarë po ndodh sot?

Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al

kosova ne hage

Sondazh

Poll