Bota

Bllokohet varka me 35 emigrantë në ishullin në Itali, moti i keq dhe deti i trazuar rrezikon fundosjen e mjetit

Të dielën, varka patrulluese e Kapitenerisë tentoi vazhdimisht të afrohej për të hipur në mjetin lundures, por deti i trazuar, me dallgë të larta, nuk lejoi shpëtimin dhe transferimin e sigurt në repartet ushtarake.

3 Prill 2023, 15:53 Nga a.l
Bllokohet varka me 35 emigrantë në ishullin në Itali, moti i keq
Emigrantë

ITALI- Një varkë me 35 emigrantëështë bllokuar në ishullin Lampione në ishujt Pelagie në Siçili. Mediat italiane raportojnë se mes emigrantëve në varkë ndodhen edhe gra shtatzëna, ndërsa moti i keq ka vështirësuar punën e Rojeve Bregdetare për t'i shpëtuar ata. 

Të dielën, varka patrulluese e Kapitenerisë tentoi vazhdimisht të afrohej për të hipur në mjetin lundures, por deti i trazuar, me dallgë të larta, nuk lejoi shpëtimin dhe transferimin e sigurt në repartet ushtarake. Që nga mëngjesi i sotëm, njerëzit e rojes bregdetare janë përpjekur sërish t'i afrohen bregut të ishujve më të vegjël të Pelagjisë.

emigrante ne itali

Sondazh

Poll