Bota

'Me popullin tonë ka ndodhur gjenocidi'/ Konjufca: Themelimi i Gjykatës Speciale e ka dëmtuar Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca deklaron se pret që e vërteta nga gjyqi në Hagë të dalë sa më shpejtë, ndërsa shtoi se themelimi i Speciales e ka dëmtuar Kosovës. 

3 Prill 2023, 15:08 Nga a.l
'Me popullin tonë ka ndodhur gjenocidi'/ Konjufca:  Themelimi i
Glauk Konjufca

HAGË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca deklaron se pret që e vërteta nga gjyqi në Hagë të dalë sa më shpejtë, ndërsa shtoi se themelimi i Speciales e ka dëmtuar Kosovës. 

Nuk mund të gjykohet historia. Me popullin tonë ka ndodhur gjenocidi, ka ndodhur lufta e drejtë ka ndodhur ndihma ndërkombëtare dhe ka ndodhur liria. Këtë s’mund ta ndryshojë askush. Ne po i vuajmë disa vendime të së kaluarës. Themelimi i Gjykatës Speciale e ka dëmtuar Kosovën”, tha Konjufca.

Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./ Dosja.al

kosova ne hage glauk konjufca

Sondazh

Poll