Bota

Djali i Kadri Veselit falenderon protestuesit nga Haga: Krenar me UÇK-në

Ai ka shpërndarë në rrjete sociale një foto teksa falenderon dhe takon qytetarët që protestuan para Gjykatës me flamurin shqiptar dhe portretet e ish-krerëve të UÇK-së në flamuj.

3 Prill 2023, 14:29 Nga a.l
Djali i Kadri Veselit falenderon protestuesit nga Haga: Krenar me
Klestor Veseli

HAGË- Djali i Kadri Veselit, Klestori ka falenderuar shqiptarët për përkrahjen masive që iu kanë dhënë ish-krerëve të UÇK-së në marshin në Prishtinë dhe atë në Hagë. Ai ka shpërndarë në rrjete sociale një foto teksa falenderon dhe takon qytetarët që protestuan para Gjykatës me flamurin shqiptar dhe portretet e ish-krerëve të UÇK-së në flamuj. 

“Faleminderit të gjithë shqiptarëve që masivisht u solidarizuan me prindërit tanë, si dje në Prishtinë, ashtu dhe sot në Hagë! Malli për babain lehtësohet nga krenaria për të kur e shohim një përkrahje kaq të madhe. Krenar me UÇK-në. Faleminderit të gjithëve! Zoti qoftë me ju”, ka shkruar ai.

Djali i Kadri Veselit falenderon protestuesit nga Haga: Krenar me
Postimi

Çfarë po ndodh sot?

Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al

 

 

 

klestor veseli kosova ne hage

Sondazh

Poll