Bota

'Ajo duhet ta dorëzonte dhuratën'/ Vrau me bombë blogerin rus, flet bashkëshorti i autores: Ishte e vendosur

Dmitry Rylov tha se gruaja e tij ishte ndaluar në banesën e një shoku, i cili gjithashtu u arrestua.

3 Prill 2023, 14:39 Nga a.l
'Ajo duhet ta dorëzonte dhuratën'/ Vrau me bombë
Daria Trepova

RUSI- Bashkëshorti i Daria Trepovës, 26-vjeçares së arrestuar për vrasjen me bombë të blogerit rus ngjarje e ndodhur një ditë më parë, ka deklaruar se e reja ishte e vendosur për atë se çfarë po bënte. Dmitry Rylov tha se gruaja e tij ishte ndaluar në banesën e një shoku, i cili gjithashtu u arrestua.

"Ajo me të vërtetë sapo ishte krijuar dhe përdorur. Gjatë ditës së fundit e kontaktova, por e humba kontaktin rreth katër deri në pesë orë më parë. Gjithçka që dija ishte se Daria kishte nevojë, ose për ndonjë detyrë, ose për ndonjë arsye, të jepte ndonjë dhuratë, as nuk e dija se çfarë. Daria tha që ajo ishte ngritur dhe unë jam plotësisht dakord: Askush nuk e priste këtë. Me sa di unë, ishte e nevojshme të dorëzohej kjo figurë, në të cilën kishte diçka ... Ne folëm për këtë të paktën dy herë, " tha Rylov, i cili nuk është në Rusi, për The Insider në kohën e intervistës.

Si ndodhi ngjarja? 

Blogeri i njohur ushtarak i cili përkrahte luftën kundër Ukrainës, Vladlen Tatarsky 40 vjeç u vra të dielën me një shpërthim me bombë. Ai kishte më shumë se 560.000 ndjekës në kanalin e tij në Telegram. Ngjarja ka ndodhur në brigjet e lumit Neva në Shën Petërsburg teksa ai ndodhej në ambientet e një lokali në këtë zonë. Autorja ka shkuar dhe i ka dorëzuar atij bombën e inskenuar si dhuratë të cilën ai e mbajti në gjoks. Si pasojë e shpërthimit, mbi 30 persona mbetën të plagosur, mes të cilëve një 14-vjeçare. Raportohet se 10 nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë. 

dmitry rylov darya trepova

Sondazh

Poll