Bota

'Konsideroheshin kolaboracionistë'/ Prokurori: UÇK ndaloi 440 persona, 144 u vranë

Prokurori në fjalën e tij u shpreh se ata ishin edhe pjesëtarë të UÇK-së e disa serbë, boshnjakë, romë e të tjerë.

3 Prill 2023, 14:15 Nga a.l
'Konsideroheshin kolaboracionistë'/ Prokurori: UÇK ndaloi
Prokuror i ZPS-së

HAGË- Prokurori i Speciales në fjalën e tij, deklaroi se nga 440 incidente ku u ndaluan persona të ndryshëm nga UÇK-ja, së paku 144 prej tyre nuk kanë mbijetuar.

Ata vdiqën mizorisht sepse konsideroheshin kolaboracionistë”, tha prokurori i ZPS-së. 

Prokurori në fjalën e tij u shpreh se ata ishin edhe pjesëtarë të UÇK-së e disa serbë, boshnjakë, romë e të tjerë.

“U ndaluan si kolaboracionistë. Në atë kohë, kjo akuzë ishte e rëndë e madje vdekjeprurëse”, tha ai.

Në Jabllanicë, ai tha ishin rrahur për vdekje së paku dy persona. Njëri ishte vrarë me armë zjarri e tjetri kishte vdekur nga rrahja, edhe pasi ishte dërguar në një spital të UÇK-së. Prokurori tha se në Llapushnik u mbajtën 38 persona, të gjithë  pa proces gjyqësor. Ai tha se të akuzuarit ngarkohen për vrasjen e  dhjetë personave.

“Një grup tjetër prej 20 personave u liruan, kurse 2 nga ta që u arratisën, u kapën dhe u vranë", tha ai. 

Prokurori përmendi edhe fshatin Zllash, ku UÇK mbajti së paku 8 persona.

Ata akuzohen për vrasjen dhe  zhdukjen me forcë të së paku një personi”.

Sipas aktakuzës,  ky person, gjatë 18 ditëve të mbajtjes, u akuzua si kolaboracionist dhe u rrah edhe me shkop bejzbolli. Prokurori tha se në një vend tjetër ku u mbajtën të ndaluarit nga UÇK-ja ishin edhe në Kleçkë. Madje për këtë vend, ai paralajmëroi gjykatën se do të dëgjojnë shumë gjatë këtij procesi gjyqësor.

kosova ne hage

Sondazh

Poll