Bota

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Reagon Vuçiç: Unë nuk fitova, ne nuk kemi ndërhyrë

Ndër të tjera Vuçiç është shprehur se nuk e mundin dot, siç e mposhtën Milo Gjukanoviqin në Malin te Zi, sepse ai nuk mund të kandidojë më për president të Serbisë, por qëllimi i tij i vetëm është një Serbi e suksesshme dhe deputetët duhet ta kuptojnë një gjë të tillë.

3 Prill 2023, 13:48 Nga f.i
Zgjedhjet në Malin e Zi/ Reagon Vuçiç: Unë nuk fitova,
Alexander Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar për zgjedhjet në Malin e Zi. Media Novosti.rs raporton se në një deklaratë nga Verona, Vuçiç ka shprehur se nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet e Malit të Zi dhe se ndryshe nga vendet e tjera dhe Serbia është sjellë me korrektësi dhe përgjegjësi.

‘E shoh kudo në media që Vuçiç fitoi. Unë nuk fitova. Milatoviç fitoi, fituan forcat që e përkrahën në Mal të Zi. Ndryshe nga të tjerët, ne nuk kemi ndërhyrë në zgjedhje, jemi sjellë shumë korrekt, seriozë dhe me përgjegjësi. E urova Milatoviçin, kam shkëmbyer mesazhe me të pak minuta më parë. Besoj se kur të përfundojë inaugurimi, një nga vendet e para që do të vizitojë do të jetë Beogradi,’- tha presidenti i Serbisë.

Ndër të tjera Vuçiç është shprehur se nuk e mundin dot, siç e mposhtën Milo Gjukanoviqin në Malin te Zi, sepse ai nuk mund të kandidojë më për president të Serbisë, por qëllimi i tij i vetëm është një Serbi e suksesshme dhe deputetët duhet ta kuptojnë një gjë të tillë.

"Për mua, gjëja më e rëndësishme është se sa mund ta rrisim ekonominë serbe. Ministrat duhet të punojnë më shumë. Nëse ata nuk e kuptojnë këtë, atëherë ne nuk ëndërrojmë të njëjtat ëndrra. Dhe ëndrra ime është një Serbia e suksesshme, e cila punon për fuqizimin e saj ekonomik”-, tha Vuçiç.

Mali i zi zhvilloi zgjedhjet e para presidenciale që nga përmbysja e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit aktual Milo Gjukanoviç që ishte në pushtet më shumë se tre dekada, kur në gusht të vitit 2020,Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Demokratët dhe lëvizja URA fituan shumicën në parlament. Kandidati i lëvizjes “Evropa tani”, Jakov Milatoviç, ka fituar ndjeshëm me 62% të votave, ndërsa Gjukanoviç, lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), ka arritur të marrë vetëm 38% të tyre. 

aleksander vucic zgjedhjet ne malin e zi

Sondazh

Poll