Bota

'Thaçi e Selimi dhunuan 13 përfaqësues të LDK-së'/ Prokuroria Speciale: Iu kërkua të hiqnin dorë nga postet parlamentare

Përveç Thaçit e Selimit, sipas prokurorit, në keqtrajtimin e tyre kishin marrë pjesë edhe anëtarë tjerë të UÇK-së.

3 Prill 2023, 13:50 Nga a.l
'Thaçi e Selimi dhunuan 13 përfaqësues të
Hashim Thaçi

HAGË- Prokurori i Speciales, Alan Tieger ka deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, kishin dhunuar 13 përfaqësues të LDK-së në Qirizë të Skënderajt, pasi sipas tij ata po zhvillonin një vizitë humanitare në këtë zonë.Tieger citoi një deklaratë për shtyp, që pretendoi se ishte e policisë ushtarake të UÇK-së dhe që fliste për arrestimin e 13 përfaqësuesve të një delegacioni parlamentar. Përveç Thaçit e Selimit, sipas prokurorit, në keqtrajtimin e tyre kishin marrë pjesë edhe anëtarë tjerë të UÇK-së.

Provat tregojnë gjithashtu që Hashim Thaçi iu tha anëtarëve të delegacionit të arrestuar se UÇK-ja nuk e njihte parlamentin e Kosovës, i pyeti ata dhe i bëri ata që të shkuajnë deklarata që hiqnin dorë nga Rugova dhe LDK-ja dhe iu kërkoi atyre që të jepnin dorëheqje nga postet parlamentare”, tha prokurori Tieger.

'Thaçi e Selimi dhunuan 13 përfaqësues të
Foto e prezantuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar gjatë seancës gjyqësore

Çfarë po ndodh sot?

Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al

kosova ne hage

Sondazh

Poll