Bota

'Thaçi ishte serioz dhe mbante qëndrim'/ Gazetari tregon çfarë ndodhi në gjyqin në Hagë: Selimi përshëndeti gruan

Gazetari tregoi më tej se gjëja e parë që zoti Selimi bëri ishte përshëndetja e bashkëshortes. Ndërsa, Thaçi ishte më serioz dhe mbante qëndrim.

3 Prill 2023, 13:40 Nga a.l
'Thaçi ishte serioz dhe mbante qëndrim'/ Gazetari tregon
Gazetari tregon çfarë ndodhi në gjyqin në Hagë

HAGË- Detaje nga gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një nga gazetarët e Euronews.al ka ndjekur procesin nga afër, ndërsa ka ndarë për televizionin detaje. Ai tha se fillimisht për të hyrë brenda u desh të linte celularin, lap topin dhe gjithçka për të parë pjesën procesin. Xhemajl Rexha tregoi se në galerinë afër gazetarëve ishin familjarët e ish-krerëve, Krasniqi, Selimi dhe Veseli. Gazetari tregoi më tej se gjëja e parë që zoti Selimi bëri ishte përshëndetja e bashkëshortes. Ndërsa, Thaçi ishte më serioz dhe mbante qëndrim.

Ishte një moment absolutisht shumë i veçantë. Ishte mundësia për të parë për herë të parë nga afër ish-presidentin Thaçi, zotërinjtë Krasniqi, Selimi, Veseli pas dy vitesh e gjysmë të mbajtjes në Hagë. Në galerinë publike fare afër gazetarëve ishin familjarët e tyre. Gjëja e parë që zoti Selimi bëri ishtë përshëndetja e bashkëshortes. Ai ishte më në disponim. Thaçi ishte më serioz dhe mbante qëndrim,” – u shpreh Rexha.

Gazetari nënvizoi se janë 10 krime lufte për të cilat akuzohen ish-liderët e UÇK-së.

kosove ne hage

Sondazh

Poll