Bota

Prokuroria Speciale shfaq skicën në monitor: UÇK-ja kishte hirearki dhe fuqi organizative

Në monitor janë shfaqur prova, ku Specialja pretendon se UÇK-ja kishte hierarki dhe fuqi organizative. 

3 Prill 2023, 13:18 Nga a.l
Prokuroria Speciale shfaq skicën në monitor: UÇK-ja kishte
Prokuroria Speciale shfaq prova në monitor

HAGË- Prokuroria Speciale në fillim të gjykimit ndaj ish-krerëve shqiptarë të luftës, deklaron se ata kishin nisur krijimin e një ndërmarrjeje dhe organizimi të përbashkët kriminal. Në monitor janë shfaqur prova, ku Specialja pretendon se UÇK-ja kishte hierarki dhe fuqi organizative. 

Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specilizuar, Alex ëhiting,  tha se do të ofrojnë prova që dëshmojnë se UÇK-ja, siç tha ai, kishte hierarki dhe për autoritetin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit në Shtabin e Përgjithshëm.

Prokuroria Speciale shfaq skicën në monitor: UÇK-ja kishte
prova

Çfarë po ndodh sot?

Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al

kosova ne hage

Sondazh

Poll