Bota

Protesta para 'Speciales'/ Vajza e Jakup Krasniqit: Pres gjykim të drejtë

Qindra shqiptarë po marrin pjesë në protestën e organizuar kundër gjykimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

3 Prill 2023, 12:56 Nga a.l
Protesta para 'Speciales'/ Vajza e Jakup Krasniqit: Pres gjykim
Gresa Krasniqi

HAGË- Qindra shqiptarë po marrin pjesë në protestën e organizuar kundër gjykimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Mes të pranishme është edhe vajza e Kransiqit, Gresa e cila tha se pret një gjykim të drejtë.  

Është emocion i dhimshëm, por neve po na mban krenaria, duke pasur parasysh që lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë”, tha Krasniqi.

Çfarë po ndodh sot?

Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al

kosova ne hage gresa krasniqi

Sondazh

Poll