Bota

Zjarri në ‘Notre Dame’/ Zbulimi i arkeologëve, çfarë fshihej në arkitekturën e katedrales

Arkeologët kanë zbuluar mijëra kapëse metalike në pjesë të ndryshme të katedrales, disa prej të cilave datojnë në fillim të viteve 1160.

3 Prill 2023, 13:08 Nga f.i
Zjarri në ‘Notre Dame’/ Zbulimi i arkeologëve,
Zjarri në Notre Dam

FRANCË- Zjarri i ‘Notre Dame’ 2019, i cili shkaktoi dëme të mëdha, si duket u ka dhënë arkeologëve në Paris një mundësi për të parë historinë e monumentit. Mediat e huaja raportojnë se zjarri, ka zbuluar pjesë të katedrales së famshme që ishin të fshehura për shekuj me radhë.

Arkeologët kanë zbuluar mijëra kapëse metalike në pjesë të ndryshme të katedrales, disa prej të cilave datojnë në fillim të viteve 1160. Gjetjet sugjerojnë se përdorimi i gjerë i hekurit në murature nuk është aq modern sa supozonin ekspertët dikur. Ndërtuesit mesjetarë që punonin në katedralen ‘Notre Dame’ po përdornin teknikën arkitekturore shumë përpara se të fillonin punimet e restaurimit në shekullin e 19-të.

"Notre Dame tani është padyshim katedralja e parë gotike e njohur ku hekuri u përdor masivisht për të lidhur gurët si një material ndërtimi i duhur,"-u shpreh një arkeolog.

Ekipi vlerëson se pajisjet prej hekuri të gjetura në Notre Dame ishin projektuar deri në dy dekada përpara se të ndërtohej katedralja Soisson e Francës dhe katër dekada përpara se të krijohej katedralja Bourges. Deri më tani, të dyja këto ndërtesa gotike konsideroheshin si shembujt e parë të muraturës sistematike të hekurit.

Arkitekti që fillimisht ishte përgjegjës për ndërtimin e Notre Dame ishte dukshëm drejt zbulimit së arkitekturës së katedrales së 'Notre Dam'. Ai ka përdorur me bollëk armaturë hekuri për të lidhur gurët së bashku. Kapëse të qëndrueshme janë gjetur në dyshemenë e tribunave të katedrales dhe në kthesat e harqeve të saj të shumta.

"Ndërsa ndërtesat e tjera përdorën shufra lidhëse prej druri të shtrirë midis harqeve... mjeshtri i parë i ndërtimit të Notre-Dame de Paris bëri zgjedhjen e guximshme të një sistemi duke përdorur një material më të qëndrueshëm që mund të fshihej më lehtë,"- shkruajnë studiuesit.

Përforcimet e zgjuara funksionuan qartë dhe duket se janë imituar nga arkitektët e ardhshëm, pikërisht në shekullin e 13-të, pasi u bënë shtesa dhe përmirësime në katedrale. Studiuesit shpresojnë të mësojnë më shumë rreth këtyre ndërtuesve mbresëlënës mesjetarë dhe se si ata dikur përdornin materialet.

katedralja e notre dame digjet katedralja notre dame

Sondazh

Poll