Bota

UÇK në gjyq, përfundon protesta para Gjykatës Speciale në Hagë

Në këtë protestë morën pjesë qindra qytetarë nga Kosova e diaspora, ku u shprehën se ish-krerëve të UÇK-së, po u bëhet gjykim i padrejtë.

3 Prill 2023, 13:27 Nga a.l
UÇK në gjyq, përfundon protesta para Gjykatës Speciale
Pamje nga protesta

HAGË- Protesta para Gjykatës Speciale në Hagë, aty ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përfunduar. Në këtë protestë morën pjesë qindra qytetarë nga Kosova e diaspora, ku u shprehën se ish-krerëve të UÇK-së, po u bëhet gjykim i padrejtë.

Mes të pranishmëve ka qenë edhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endri Thaçi i cili tha se e vërteta dhe liria do të fitojë. Ndërsa vajza e Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi tha se pret një gjykim të drejtë. Saka, babai i futbollistit të njohur kosovar që luan për Arsenalin, Granit Xhakës, Ragip Xhaka tha para protestuesëve se po synohet të dëmtohet historia. 

Çfarë po ndodh sot?

Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al

kosova ne hage

Sondazh

Poll