Bota

Ministrja franceze “nën sulm” për kopertinën e revistës Playboy

Ministrja franceze Marlene Schiappa është sulmuar nga anëtarët e partisë së saj pas shfaqjes në kopertinën e revsitës erotike Playboy.

3 Prill 2023, 13:26 Nga a.d
Ministrja franceze “nën sulm” për kopertinën e
Marlene Schiappa

FRANCË- Ministrja franceze Marlene Schiappa është sulmuar nga anëtarët e partisë së saj pas shfaqjes në kopertinën e revsitës erotike Playboy.

Schiappa, ministre që prej vitit 2017, dha për revistën Playboy një intervistë prej 12 faqesh, ku flet gjerë e gjatë për të drejtat e grave dhe komunitetit LGBT. Ministrja e Ekonomisë Sociale dhe Marrëdhënieve Franceze, është shfaqur në kopertinën e revistës duke pozuar e veshur me nje fustan të bardhë sensual. 

Ministrja franceze “nën sulm” për kopertinën e

Marlene ka luftuar për të drejtat e grave që prej vitit 2017 dhe është cilësuar si ‘Ministrja e parë e barazisë gjinore’. Në rolin e saj si e tillë, ajo ka krijuar në mënyrën më të suksesshme ligjin për ngacmimet seksuale, që rezulton në gjobitjen e çdokujt që ngacmon apo ndjek gratë në rrugë.

Dalja e saj në kopertinë ka tërhequr kritika nga kolegët, përfshirë kryeministren franceze Elisabeth Borne. 

Kjo nuk është e hijshme, veçanërisht në këtë periudhë,”- është shprehur ajo. 

Franca është momentalisht në një krizë politike dhe sociale, nxitur nga vendimi i presidentit Emmanuel Macron për reformën e re mbi pensionet, e cila do të rrisë moshën e daljes në pension nga 62 në 64. Ky vendim është përballur me kundërshtimin e popullit, të cilët kanë pushtuar rrugët e Francës duke protestuar. Pozimi për revistën erotike Playboy, në një kohë si kjo, ka nxitur reagime të shumta nga qeveritarët francezë ndaj Schiappa.

Jemi në mes të një krize sociale, njerëzit janë ndërmjet jetës dhe vdekjes dhe unë kam përshtypjen se ndodhem pas një ekrani me tym,”- tha për BFMTV Sandrine Rousseau, politikane e Partisë së Gjelbër dhe aktiviste e të drejtave të grave.

Politikani francez Jean Luc Mélenchon kritikoi në të njëjtën kohë, daljen e Schiappas në revistë dhe vendimin e Presidentit Macron për të dhënë intervistë në revistën për fëmijë ‘Pif Gadget’.Schiappa i’u përgjigj kritikave në Twitter duke thënë: Të mbrojturit të të drejtës së grave për të patur kontroll mbi trupin e tyre, ekziston kudo dhe gjatë githë kohës. Në Francë, gratë janë të lira. Me gjithë respektin për diktatorët dhe hipokritët.

Ministri i brendshëm francez, Gérald Darmanin kaloi në mbrojtje të Schiappa gjatë një interviste për CNews ku e quajti “një grua me karakter”.

playboy marlène schiappa emmanuel macron

Sondazh

Poll