Bota

Endrit Thaçi: Me zemrën plot siç ishin sheshet dje, e vërteta e luftës dhe lirisë do të fitojë

Një ditë pas protestës që u mbajt në Prishtinë, ai ka ndarë foto, duke i thënë edhe një mesazh të atit.

3 Prill 2023, 12:01 Nga k.m.
Endrit Thaçi: Me zemrën plot siç ishin sheshet dje, e
Endrit dhe Hashim Thaçi

PRISHTINË- Endrit Thaçi, djali i ish- presidentit Hashim Thaçi ka reaguar pas nisjes së gjykimit ndaj Thaçit dhe tre krerëve të UÇK-së në Hagë. Një ditë pas protestës që u mbajt në Prishtinë, ai ka ndarë foto, duke i thënë edhe një mesazh të atit. 

“Sot fillon gjyqi. Fillon edhe beteja e radhës për të vërtetën. Me zemrën plot siç ishin edhe sheshet dje plot, e vërteta e luftës dhe lirisë do të fiton. Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj,”- ka shkruar ai.

Endrit Thaçi: Me zemrën plot siç ishin sheshet dje, e

Çfarë po ndodh sot?

Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al

endrit thaci hashim thaci

Sondazh

Poll