Bota

Një muaj pas tragjedisë hekurudhore në Greqi, rifillon lëvizja e trenave

Për të treguar siguri ndaj banorëve, George Gerapetritis pritet të udhëtojë në itinerarin e parë të linjës hekurudhore Athinë-Selanik në vagonin e pare.

3 Prill 2023, 12:14 Nga f.i
Një muaj pas tragjedisë hekurudhore në Greqi, rifillon
Foto ilustruse

GREQI- Një muaj pas përplasjes së trenit në Tempe, trenat e pasagjerëve të OSE-së janë rikthyer në shina, duke shënuar rifillimin e tyre zyrtar. Mediat greke raportojnë se Ministri Giorgos Gerapetritis, përgjegjës për transportin në një komunikim për mediat, u shpreh se tashmë lëvizjet janë të sigurta.

“Sot kemi rifillimin e linjave drejt Selanikut dhe Kalambakës. Pas një ndërprerje trenat nisin sot lëvizjen. Masat e sigurisë janë shtrënguar, derisa rrjeti i transportit të trenave të jetë sërish plotësisht funksional me të gjitha protokollet e kërkuara,”-tha ministri.

Për të treguar siguri ndaj banorëve, George Gerapetritis pritet të udhëtojë në itinerarin e parë të linjës hekurudhore Athinë-Selanik në vagonin e parë. 

Treni me 350 udhtarë u fut në shinat e gabuara dhe u përplas me një tren mallrash, përplasja bëri që vagonat e parë të trenit të shpërthenin në flakë. Si pasojë e përplasjes 57 persona kanë humbur jetën, mes tyre dhe një 20-vjeçare shqiptare. Stacionisti pa për 5.5 km trenin e pasagjerëve që lëvizte në drejtimin e gabuar, në zbritje drejt Athinës në vend të ngjitjes për në Selanik. Pas sinjalit fatal që i dha inxhinierit të trenit 'Intercity 62', stacionisti nuk ka përdorur aftësitë teknologjike që kishte në rregull për të ndaluar trenin në kohë. 

giorgos gerapetritis tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll