Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan: Le t’i japim një mësim të mirë SHBA-së

Erdogan teksa ka folur në lidhje me vizitën e ambasadorit amerikan në Ankara, Jeff Flake i ka treguar atij 'derën'.

3 Prill 2023, 11:56 Nga f.i
Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan: Le t’i japim një mësim të
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI-Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka folur kundër presidentit amerikan, Joe Biden, si dhe ambasadorit amerikan në Ankara, në një event të Ujqërve Gri. Mediat e huaja raportojnë se Erdogan, teksa ka folur në lidhje me vizitën e ambasadorit amerikan në Ankara, Jeff Flake i ka treguar atij 'derën'.

“Në këto zgjedhje ne duhet t’i japim Amerikës një mësim të mirë. Është turp, vëreni mendjen në punë. Ju jeni një ambasador. Ai që duhet t’i drejtoheni është presidenti. Si do të kërkoni tani një emërim nga presidenti?”, -tha Erdogan.

‘Dyert tona janë të mbyllura për të, nuk do ta shihni më. Ju do ta dini vendin tuaj. Ju do ta dini detyrën tuaj si ambasador. Do të mësoni se si funksionon,”-shtoi Erdogan.

Zgjedhjet presidenciale në Turqi do të mbahen më 14 maj. Sipas sondazheve, partia AKP e Erdoganit dhe aleatët e saj nacionalistë MHP pritet të marrin 45% të votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

rexhep tajip erdogan joe biden

Sondazh

Poll