Bota

'Po gjykohen lufëtarët lirisë'/ Babai i Granit Xhakës: Po tentohet të dënohet historia jonë e lavdishme

Ai ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve në këtë protestë ku tha se po synohet të dëmtohet historia. 

3 Prill 2023, 12:08 Nga a.l
'Po gjykohen lufëtarët lirisë'/ Babai i Granit
Ragip Xhaka

HAGË- Një numër i madh shqiptarësh nga diaspora dhe të tjerë që kanë udhëtuar nga Kosova po protestojën duke kërkyar drejtësi për ish-krerët e UshtrisëÇlirimtare të Kosovës ndaj të cilëve Gjykata Speciale ka nisur sot gjykimin. Në mes të protestuesëve është edhe babai i futbollistit të njohur kosovar që luan për Arsenalin, Granit Xhakës, Ragip Xhaka. Ky i fundit ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve në këtë protestë ku tha se po synohet të dëmtohet historia. 

Sot këtu jemi për t’u solidarizuar dhe përkrahur vëllezërit tanë. Këtu jemi para një gjykate të padrejtësisë për të ngritur zërin ku po tentohen të gjykohen luftëtarët e lirisë. Të nderuar bashkatdhetar këtu po tentohet të dënohet historia jonë e lavdishme”, ka thënë ai.

Ragip Xhaka ishte i burgosur politik gjatë pushtimit serb. Paraditen e djeshme në Prishtinë është mbajtur një marsh i madh ku është kundërshtuar Gjykata Speciale e cila sot ka nisur gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Çfarë po ndodh sot?

Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./ Dosja.al

kosova ne hage

Sondazh

Poll