Bota

UÇK në gjyq/ Prokuroria Speciale: Shumica e viktimave ishin shqiptarë

Prokurori i specializuar, Alex Whiting në fjalën e tij para ish-krerëve të UÇK-së, tha se ata ishin anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm dhe mbanin poste të larta drejtuese në UÇK.

3 Prill 2023, 12:48 Nga a.l
UÇK në gjyq/ Prokuroria Speciale: Shumica e viktimave ishin
Hashim Thaçi dhe Alex ëhiting

HAGË- Prokurori i specializuar, Alex Whiting në fjalën e tij para ish-krerëve të UÇK-së, tha se ata ishin anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm dhe mbanin poste të larta drejtuese në UÇK.

Të katër pa asnjë dyshim ishin udhëheqësit parësor të UÇK-së. Por kishte edhe një anë tjetër më të errët të udhëheqjes së tyre dhe ky është objekti i gjykimit që po fillon sot”, tha ëhiting.

Prokurori Whiting ka shtuar se shumica e viktimave ishin shqiptarë të Kosovës.

Kjo politikë synonte burgosjen, keqtrajtimin, torturimin dhe nganjëherë edhe vdekjen e kundërshtarëve”, tha ai.

Më herët Whiting tha se Gjykata nuk akuzon UÇK-në dhe të gjithë anëtarët e saj, dhe se nëse dikush e thotë këtë kjo nuk është e vërtetë. 

Çfarë po ndodh sot?

Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al

kosova ne hage

Sondazh

Poll