Bota

Aktakuza/ Trump del nesër para gjykatës, Policia e NYPD në gatishmëri t'i përgjigjet çdo proteste

Ish-presidenti amerikan synon të bëjë deklarata publike nesër në mbrëmje, pas kthimit nga seanca paraprake, e cila do zhvillohet ditën e martë në katin e 15-të të gjykatës në Manhatan.

3 Prill 2023, 12:45 Nga f.i
Aktakuza/ Trump del nesër para gjykatës, Policia e NYPD në
Polica NYPD

SHBA- Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD) ka njoftuar se oficerët e saj janë "gati për t'iu përgjigjur" protestave dhe trazirave më 4 prill, që përkon me paraqitjen e ish-presidentit Donald Trump në gjykatë pas aktakuzave. Mediat e huaja raportojnë se policia e Nju Jorkut ka ngritur gardhe metalike rreth Kullës Trump dhe ka bllokuar rrugët përreth gjykatës në Manhattan.

Ish-presidenti amerikan synon të bëjë deklarata publike nesër në mbrëmje, pas kthimit nga seanca paraprake, e cila do zhvillohet ditën e martë në katin e 15-të të gjykatës në Manhatan.

Mbështetësit e Trump, përfshirë anëtaren republikane të Kongresit Marjorie Taylor Greene, kanë njoftuar planet për të protestuar jashtë sallës së gjyqit gjatë paraqitjes së tij. Nga ana tjetër një zëdhënës i Departamentit të Policisë tha se oficerët ishin "vënë në gatishmëri", duke shtuar se "aktualisht nuk ka kërcënime për qytetin e Nju Jorkut".

Donald Trump u bë ish-presidenti i parë amerikan që po akuzohet se i ka paguaryllit porno Stormy Daniels me 130 mijë dollarë  për të mbajtur të fshehtë marrëdhënien e tyre gjatë fushatës presidenciale të 2016-ës.

donal trump

Sondazh

Poll