Bota

UÇK në gjyq/ Ambasadori gjerman: Specialja po gjykon vetëm ish-krerët e UÇK-së

Rohde ka komentuar edhe marshimin e djeshëm në Prishtinë ku u shpreh se e drejta për të protestuar është thelbësore.

3 Prill 2023, 12:35 Nga a.l
 
UÇK në gjyq/ Ambasadori gjerman: Specialja po gjykon vetëm
Jorn Rohde

HAGË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Gjykata Speciale nuk po gjykon luftën e UÇK-së, por të katër ish-krerëve të akuzuar për krime lufte, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Përmes një postimi në 'Twitter', Rohde ka komentuar edhe marshimin e djeshëm në Prishtinë ku u shpreh se e drejta për të protestuar është thelbësore dhe tregoi një shoqëri civile të emancipuar në Kosovë. 

E drejta për të protestuar është thelbësore në çdo demokraci, dhe marshi i djeshëm në Prishtinë tregoi një shoqëri civile të emancipuar në Kosovë. Por dua të ritheksoj: Nuk është UÇK-ja ajo që po gjykohet, por individë që akuzohen për krime të rënda lufte/krime kundër njerëzimit, zhdukje të personave dhe tortura. Drejtësia për viktimat mbetet e rëndësishme – pa mosndëshkim për askënd. Gjykata Speciales ka mbështetjen e plotë”, ka shkruar Rohde.

Çfarë po ndodh sot?

Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al

kosova ne hage jorn rohde

Sondazh

Poll