Bota

E rëndë në Pejë/ Vdes 11-vjeçari, ra nga ballkoni i shtëpisë ku kishte shkuar mysafir bashkë me nënën

Mësohet se fëmija mbërriti në spital pa shenja jete.

3 Prill 2023, 09:09 Nga A.B
E rëndë në Pejë/ Vdes 11-vjeçari, ra nga ballkoni i
Ambulance

KOSOVË- Një fëmijë 11 vjeçar ka vdekur tragjikisht një ditë më parë në fshatin Treboviq të Pejës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka bërë të ditur për mediat në Kosovë, se fëmija ra aksidentalisht nga ballkoni i një shtëpie ku kishte shkuar së bashku me nënë si mysafirë.

Mësohet se fëmija mbërriti në spital pa shenja jete.

Me datë 02.04.2023, rreth orës 15:30, Policia është informuar ne në fshatin Treboviq- Pejë, ka ndodhur një incident, ku një fëmijë ka rënë nga ballkoni i një shtëpie tek të cilët së bashku me nënën e tij kishin shkuar si mysafir. Fëmija është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo sipas ekipit mjekësor fëmiu në spital ka arritur pa shenja jete. Njësitet relevante kanë dalë ne vendngjarje dhe pas konsultimit me Prokurorin e shtetit trupi i pajetë i viktimës iu është kthyer familjarëve për ceremoni mortore dhe rasti cilësohet Hetim i vdekjes”, tha Rugova.

vdes 11 vjecarja ne peje aksident

Sondazh

Poll