Bota

Sunak paralajmëron luftë për bandat: Kush abuzon me fëmijët do ndëshkohet rëndë

Kryeministri thotë se dëshiron të trajtojë çështjen pasi disa hetime të pavarura konfirmuan se gjatë disa dekadave të fundit, 1000 vajza të reja në qytete anembanë Britanisë u abuzuan seksualisht dhe u sulmuan nga bandat.

3 Prill 2023, 09:14 Nga k.m.
Sunak paralajmëron luftë për bandat: Kush abuzon me
Rishi Sunak

BRITANIE E MADHE- Kryeministri Rishi Sunak ka thënë ekskluzivisht për Express.co.uk se po planifikon një goditje të re ndaj bandave që synojnë trafikun e fëmijëve, duke u shprehur se do i japë fund korrektësisë politike. Në një video të filmuar për Express,  Sunak njoftoi se nisma e re do të jetë "përgjigja më e fortë ndaj kësaj çështjeje që ka marrë ndonjëherë ndonjë qeveri".

Kryeministri thotë se dëshiron të trajtojë çështjen pasi disa hetime të pavarura konfirmuan se gjatë disa dekadave të fundit, 1000 vajza të reja në qytete anembanë Britanisë u abuzuan seksualisht dhe u sulmuan nga bandat.

"Premtoj se do jepen dënimet më të rënda për kriminelët që kryejnë krimin e tmerrshëm të abuzimit seksual të fëmijëve, pasi deri më tani shumë autorë nuk janë kapur apo nuk janë dënuar kurrë. Ne do të bëjmë gjithçka që të jetë e nevojshme për ta zhdukur këtë të keqe një herë e përgjithmonë,”-tha Sunak. 

Sot qeveria njoftoi një Taskforce të re të të ashtuquajturave "Grooming Gangs", e cila do të përbëhet nga oficerë specialistë, ndërkohë që do ndërtohet edhe një linjë e veçantë telefonike kombëtare./Express

rishi sunak

Sondazh

Poll