Bota

'ATA KANE GABUAR'/ Rasti i vetëvrasjes së Kurt Cobain duhet të rihapet, gazetari këmbëngul: Ka prova të reja

Gazetari Ian Halperin pretendon se ai ka prova që vërtetojnë se ajo që ndodhi ishte një vrasje e sigurt.

1 Prill 2023, 07:27 Nga k.m.
'ATA KANE GABUAR'/ Rasti i vetëvrasjes së Kurt Cobain duhet
Kurt Cobain dhe Courtney Love

SHBA- Edhe pse kanë kaluar gati 30 vjet nga dita kur Kurt Cobain dha frymën e fundit, arsyet që çuan në vdekjen e tij ende shqetësojnë audiencën e tij. Ndërsa autopsia e vendosi se ngjarja ishte vetëvrasje. Gazetari Ian Halperin pretendon se ai ka prova që vërtetojnë se ajo që ndodhi ishte një vrasje e sigurt.

Sipas The Sun, në trupin e pajetë të vokalistit legjendar të Nirvana, u gjet një sasi heroine, 70% më shumë se sa mund të përballojë një trup i njeriut.  Kjo sasi mund të vrasë një person në më pak se 2 sekonda. Nëse Kurt Cobain do ta kishte konsumuar vërtet këtë dozë fatale, ai s'ka qenë në gjendje të merrte një armë dhe të qëllonte veten. 

“Është e pamundur shkencërisht që Kurti të ketë kryer vetëvrasje me armë, bazuar në provat mjeko-ligjore që kanë dalë. Nuk i ka ndodhur kurrë më parë në njerëzim,”- thotë Ian Halperin.

Madje ai shpjegoi se rreziku gjatë përdorimit të heroinës është i ndryshëm për personat që nuk e kanë provuar kurrë në të kaluarën, në lidhje me të varurit nga droga.

“Për të qenë të qartë, heroina ishte 70 herë më shumë se sa mund të përballonte një person normal që nuk kishte përdorur kurrë më parë, dhe tre herë më shumë se sa mund të përballonte një person i varur,"- përfundoi autori.

Vlen të theksohet se arma e gjetur pranë Kurt Cobain nuk kishte as gjurmë gishtash. Për shumë vite, dyshimet se autor i vrasjes ishte gruaja e tij, Courtney Love, me të cilën ai pati një martesë të trazuar. Një arsye kryesore që shkatërroi ngadalë marrëdhënien e tyre ishte varësia e tyre ndaj heroinës.

kurt cobain courtney love

Sondazh

Poll