Bota

Ylli i Seinfeld, Jason Alexander kërcënon se do të largohet nga Twitter

Kjo shenjë pritet që të hiqet të shtunën, e ata që duan ta mbajnë do u kërkohet të paguajnë deri në 11 dollarë në muaj.

1 Prill 2023, 07:22 Nga k.m.
Ylli i Seinfeld, Jason Alexander kërcënon se do të largohet nga
Jason Alexander

SHBA- Ylli i Seinfeld, Jason Alexander, 63 vjeç, foli për Elon Musk, duke njoftuar se nëse Twitter do të hiqte shenjën blu që u jepej njerëzve të famshëm dhe të shquar. Kjo shenjë pritet që të hiqet të shtunën, e ata që duan ta mbajnë do u kërkohet të paguajnë deri në 11 dollarë në muaj.

"Miq, ka probleme më të mëdha në botë sesa shenja "i verifikuar" pranë emrit tim në këtë llogari. Por pa të, çdokush mund të pretendojë se jam unë. Pra, nëse e humb atë kontroll, dije se do të largohem nga kjo platformë. Kushdo që shfaqet me të është mashtrues,"-shkroi Alexander në Twitter.

Ylli i Seinfeld, Jason Alexander kërcënon se do të largohet nga

Musk ka kërkuar mënyra të reja për të fituar para nga Twitter që kur e bleu atë për 44 miliardë dollarë në tetor. Por lidhur me mënyrat e Musk, gjatë fundjavës, një numër i njerëzve të famshëm shprehën pakënaqësinë e tyre për ndryshimin e fundit të Musk në platformën e mediave sociale./Dailymail

jason alexander

Sondazh

Poll