Politike

Rikthimi i opozitës në tryezë/ Borchardt: Hap i mirë, i lumtur që OSBE mbështet reformën

25 Shtator 2019, 12:41 Nga DOSJA
Rikthimi i opozitës në tryezë/ Borchardt: Hap i mirë, i

TIRANË- Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka reaguar sërish për largimin e PD-së sot në tryezën e reformës zgjedhore, e cila u thirr nga OSBE.

Përfaqësuesit e opozitës, Ivi kaso, Ralf Gjoni u larguan nga tryeza, duke lënë përshtypje jo të mira sytë e ambasadorit të OSBE.

Por më vonë, deputeti Gjoni u rikthye sërish në mbledhje, ndërsa tha se ai dhe grupi që ai përfaqëson do të mbështesë  reformën zgjedhore.

Rikthimi i Gjonit në tryezë është përshëndetur nga ambasadori i OSBE-së, i cilu u shpreh mes tjerash se sot është bërë një hap i mirë në përafrimin e palëve, teksa shtoi se ndihet i lumtur që OSBE mbështet procesin e reformës zgjedhore.

“Këtë e shoh si një hap i parë i mirë, pavarësisht se çfarë ndodhi. Jam i lumtur se ne OSBE-ja do  të mbështesim procesin e reformës zgjedhore”-tha Borchardt.

Ditën e sotme, u mblodh tryeza e thirrur nga OSBE për të diskutuar për Reformën Zgjedhore. Në këtë tryezë mori pjesë edhe PD, në nivel ekspertësh, ku kërkoi krijimin e një strukture të posacme nga ndërkombëtarët. PD u largua pas këtij propozimi, ndërkohë që në mbledhje nuk munguan debatet e opozitës së re me deputetët e mazhorancës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bernd borchardt ralf gjoni tryeza per reformen zgjedhore bernd borchardt ralf gjoni tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll