Politike

Rama bën për vete Trump, vesh kostum blu dhe kollare me ngjyrën e tij të preferuar/ Rastësia godet edhe Lindën me Melani

25 Shtator 2019, 11:45 Nga DOSJA
Rama bën për vete Trump, vesh kostum blu dhe kollare me ngjyrën e

Fotoja e takimit Rama-Trump do të jetë padyshim lajmi kryesor i ditës së sotme duke sjellë komente në rrjet dhe jo vetëm.

Ajo që bie padyshim në sy në foton e takimit përveç buzëqeshjes së kryeministrit Edi Rama, i cili duket sikur tashmë ka arritur në “tokën e premtuar”, atë të SHBA-ve, pas deklaratave bombastike për Trump në CNN, është ngjyra e kostumeve.

Trump dhe Rama shihen të dy të veshur me kostum blu dhe këpucë të zeza, ndërkohë që rastësia nuk përfundon këtu. Edhe dy zonjat, Linda Rama dhe Melani Trump janë të veshura me fustane të zinj.

I vetmi ndryshim në veshje është krevata. Rama ka zgjedhur një kravatë ngjyrë portokalli, ngjyrë e njohur kjo si ngjyrë e preferuar dhe identifikuese për Trump.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama takon trump edi rama takon trump

Sondazh

Poll