Politike

Tryeza për ‘Zgjedhoren’, Gjiknuri: Sinjal i dialogut, unë edhe largohem, do flas me Ramën

25 Shtator 2019, 11:16 Nga DOSJA
Tryeza për ‘Zgjedhoren’, Gjiknuri: Sinjal i dialogut, unë

TIRANË– Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një prononcim për mediat ka komentuar zhvillimet në mbledhjen e sotme.

Në fjalën e tij, Gjiknuri u shpreh se pavarësisht debateve dhe largimeve, ulja e të gjitha palëve në një tryezë ishte një ogur i mirë.

Opozita brenda parlamentit është aty, ishte një çrregullim emocional. Dua të sqaroj opinionin që axhenda ishte e dakordësuar, gjithccka brenda axhendës. E kuptoj tensionet brenda opozitës, është tej mundësive të mia. Tryeza, sukses për sinjalin e dialogut. Pavarësisht se përfaqësuesi i PD u largua, PD të paktën, ka ardhur të interesohet për reformën zgjedhore. Me ç’më thonë edhe kryetari i PD ka shpalosur sot disa pika. Vetëm Kuvendi ka krijuar këtë Komision dhe ka sjellë edhe opozitën këtu,”-tha Gjiknuri. 

I pyetur lidhur me pretendimet e opozitës për largimin e tij nga bashkëdrejtimi i Komisionit për shkak të akuzave se ka ndikuar në tjetërsimine  votave, Gjiknuri nuk e përjashtoi mundësinë.

Ndërkombëtarët po e shtyjnë ende këtë reformë. Unë jam këtu për interesat e PS. Nuk them s’dua Ralf Gjonin aty, s’dua Ivi Kason aty. Kush është në pushtet, ka akuza. Unë do flas me kryetarin tim, dhe do e shoh. Ambasadori ishte i zhgënjyer për sjelljen, ne aktorët politikë s’dimë të sillemi,”- e mbylli Gjiknuri.

vijon…

(k.m/f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri damian gjiknuri

Sondazh

Poll