Politike

FOTO/ Damian Gjiknuri meket nga e qeshura: Ju merreni me gjëra të mëdha… Harron që është live dhe ia plas me gazetarët

25 Shtator 2019, 11:54 Nga DOSJA
FOTO/ Damian Gjiknuri meket nga e qeshura: Ju merreni me gjëra të

TIRANE- Në kohën kur opozita kërkon “kokën” e tij, Damian Gjiknuri e ka marrë shumë me sportivitet situatën. Pas përfundimit të zhvillimeve në tryezën e OSBE, për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri ka dalë jashtë hotelit ku po zhvillohej takimi, për të folur para gazetarëve, për tensionet dhe debatet në tryezë.

Ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, nuk e kishte dijeninë ose kishte harruar që transmetimi ishte LIVE në të gjitha televizionet dhe nisi të bënte batuta me gazetarët.

Gjiknuri: Ça do bëni o ça? Do e filloni gjë? I japin rëndësi ata, jo si ju? Ju merreni me gjëra të mëdha. (Qesh)

Ish-ministri nisi të qeshte, duke krijuar një hilaritet tek gazetarët e pranishëm por edhe tek studiot informative që po transmetonin live prononcimin e Gjiknurit.

Ditën e sotme, u mblodh tryeza e thirrur nga OSBE për të diskutuar për Reformën Zgjedhore. Në këtë tryezë mori pjesë edhe PD, në nivel ekspertësh, ku kërkoi krijimin e një strukture të posacme nga ndërkombëtarët. PD u largua pas këtij propozimi, ndërkohë që në mbledhje nuk munguan debatet e opozitës së re me deputetët e mazhorancës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike batutat e gjiknurit damian gjiknuri batutat e gjiknurit damian gjiknuri

Sondazh

Poll