Politike

Foto e ditës/ Kryeministri Edi Rama takon presidentin e SHBA, Donald Trump

25 Shtator 2019, 11:23 Nga DOSJA
Foto e ditës/ Kryeministri Edi Rama takon presidentin e SHBA, Donald Trump

SHBA- Kryeministri shqiptar Edi Rama ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda, ka nxjerrë sot foton e takimit më Trump, ku shihet edhe zonja e parë e SHBA-ve, Melania.

“Photo of the day”-,shkruan Rama ngjitur fotos, teksa ndodhet në SHBA në kuadër të Asamblesë së 74-të të Kombeve të Bashkuara.

Kjo është fotoja e parë që Kryeministri Edi Rama ka me presidentin amerikan, Donald Trump. Në takimet e mëparshme, kryeministri ia ka dalë vetëm të postojë foto “rrëmbyerazi”, por asnjë pozë si kjo e tanishmja.

Kryeministri Edi Rama është akuzuar nga opozita se marrëdhëniet e tij me SHBA dhe Trump janë në kuota minimale, pas akuzave që Rama bëri për Trump live në ekranin e CNN gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale.

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama takon trump takimi rama-trump edi rama takon trump takimi rama-trump

Sondazh

Poll