Sport

VIDEO/ “Tre Luanët” të frikshëm në Wembly. Anglia shumë e madhe për Ukrainën...

Pas fitores 2-1 ndaj Italisë në Maradona të Napolit, Anglia koleksionon fitoren e dytë 2-0 në grup nga Ukrainës

26 Mars 2023, 19:57 Nga DOSJA

VIDEO/ “Tre Luanët” të frikshëm në Wembly.

ANGLI - Pas ceremonisë së homazheve dhe solidaritetin me popullin ukrainas, tjetër melodi nisi në fushën e blertë të Wemblyt. “Tre Luanët” u hodhën menjëherë në sulm në kërkim të golit të epërsisë, i cili do të vinte pasi kishin kaluar 30 minuta lojë.

Kapiteni Harry Kane, i cili vijon formën fantastike edhe në kombëtaren angleze, zhbllokoi takimin në minutën e 37-të, duke shënuar golin e parë pas një asisti të Bukayo Saka.


Veç nuk do të vononte shumë, dhe ky i fundit realizoi edhe golin e qetësisë tri minuta më vonë, duke fiksuar rezultatin 2-0. Talenti i Arsenalit dhuroi spektakël, duke shënuar një eurogol, i teti për të me kombëtaren angleze.


Pas pushimit, pjesa e dytë e ndeshjes nuk kishte histori. Ukraina nuk e rrezikoi asnjëherë portën e Pickford, por edhe anglezët ishin të kënaqur me fitoren 2-0, ku të dy golat u shënuan në harkun e 3 minutave. ‘Tre Luanët”, pas dy ndeshjesh, kryesojnë grupin C me 6 pikë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll