Sport

Ambiciet e Ukrainës për kualifikueset e “Euro 2024”, të mëdha sa ‘Wembley’…

Zinchenko thekson cilësinë e Anglisë, duke mos përjashtuar surprizën e Ukrainës në Wembley

26 Mars 2023, 14:23 Nga DOSJA
Ambiciet e Ukrainës për kualifikueset e “Euro 2024”,

ANGLI - Në një grup me Italinë, mbajtëse të trofeut, dhe Anglinë, shanset e Ukrainës për t'u kualifikuar direkt mund të mos jenë të larta, por ambicia është ajo, që Zinchenkos dhe shokëve të tij nuk i mungon. 

Dhe, para duelit në Wembley, me një skuadër angleze që vjen nga një triumf në Itali, mbrojtësi i Arsenalit e pret këtë para debutimit të Ukrainës në garën për “Euro  2024”. "Synimi është gjithmonë të fitojmë. Ne e dimë se sa e fortë është Anglia.

Të gjithë e dimë se duhet të luajmë një nga lojërat më të mira të jetës sonë",- tha Zinchenko, duke u zotuar: "Ne do të luftojmë për njëri-tjetrin, për vendin, për të gjithë njerëzit që do të shihni këtu dhe në vendin tonë. Ne do të luajmë me kokën lart."

Një lojtar rezervë, i përdorur kundër italianëve, Reece James, bashkohet me Luke Shaw (i pezulluar pas përjashtimit) në listën e ‘viktimave’ në ekipin e Anglisë. Lojtari i Chelseas u largua dje për shkak dëmtimi, por Gareth Soughate ka përjashtuar mundësinë e thirrjes së një zëvendësuesi tjetër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll