Sport

VIDEO/ Leo Messi dhe Antonela me kërcimin e tyre latin, ‘vodhën’ festën e kombëtares së Argjentinës… pamjet tani janë virale

Çdo rikthim në Argjentinë, tashmë shënon një festë të pafund për Lionel Messin.

26 Mars 2023, 16:04 Nga DOSJA

VIDEO/ Leo Messi dhe Antonela me kërcimin e tyre latin,

ARGJENTINE - Lojtarët e kombëtares së Argjentinës festuan me të afërmit e tyre në një klub në qytetin. Por shfaqjen e vodhën Lionel Messi dhe Antonella Roccuzzo me kërcimin i tyre latin në qendër të pistës.

Ndoshta klima në Paris është negative për shkak të kursit të dështuar europian të Paris Saint-Germainit, por çdo rikthim në Argjentinë, tashmë shënon një festë të pafund për Lionel Messin.

Legjenda argjentinase shijoi apoteozën absolute me shokët e tij në ndeshjen e parë të Albicelestes pas fitimit të Kupës së Botës dhe të nesërmen, ai ishte në një klub nate ku e gjithë ekipi kombëtar festoi ribashkimin e tyre. Dhe në fakt, duke luajtur!

Së bashku me bashkëshorten e tij, Antonelën, ai kërceu me ritme latine dhe rrëmbeu vëmendjen e të gjithë të pranishmëve, veçanërisht të Nicolas Otamendit, i cili ka kapur momentin live në Instagram dhe video pashmangshmërisht është bërë virale në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll