Sport

Fernando Santos kërkon kthesën ndaj kuqezinjve: “Ne e respektojmë shumë Shqipërinë, por duhet të jemi në krye"...

Trajneri portugez i Polonisë garanton se humbja ndaj Çekisë, “nuk e ka ndryshuar” “vizionin” e tij.

26 Mars 2023, 15:02 Nga DOSJA
Fernando Santos kërkon kthesën ndaj kuqezinjve: “Ne e

POLONI - Fernando Santos bëri debutimin e tij në kombëtaren polake me një disfatë ndaj Republikës Çeke (1-3) në ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2024”.

Sakaq, këtë të dielë, në prag të duelit të nesërm kundër Shqipërisë (20:45), në konferencën për shtyp trajneri portugez theksoi se disfata në atë ndeshje hapëse, nuk e ndryshoi “pamje të lojës”.

"Takimi me Çekinë nuk e ka ndryshuar pikëpamjen time për lojën. Idetë mund të mos jenë zbatuar ende, por përfundimet janë të dukshme: është diçka që nuk mund të ndodhë më. Ishte e vështirë për lojtarët dhe stafin. Më e rëndësishmja është që lojtarët të mbledhin mendjen, nuk mund ta harrojmë (humbjen), por nuk mund ta përsërisim”, ka thënë që në fillim Fernando Santos.

Dhe më tej ai vazhdoi: “Do të na duhet të ndryshojmë disa gjëra për dy arsye: njëra prej tyre ka të bëjë me mënyrën se si unë e shikoj skuadrën kundërshtare. E dyta, ka të bëjë me faktin se kemi luajtur një ndeshje dhe duhet të jemi të freskët, krejtësisht të ndryshuar (të njëmbëdhjetë).

Duam të tregojmë karakterin dhe atë që i karakterizon polakët, shpirtin e sakrificës dhe aftësinë për të bërë gjëra të rëndësishme. Ne e respektojmë shumë Shqipërinë, por duhet të jemi në krye. Ne kemi cilësinë ta kemi topin, ta transportojmë lojën, duhet të futemi në fushë dhe të besojmë se mund të bëjmë një lojë të madhe”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll