Sport

Arrestohet 20-vjeçari kërcënues, Leeds këshillohet të hapë dyert e Elland Road...

Policia e West Yorkshire ka këshilluar klubin që stadiumi Elland Road mund të rihapet menjëherë.

26 Mars 2023, 16:22 Nga DOSJA
Arrestohet 20-vjeçari kërcënues, Leeds këshillohet të

ANGLI - Autoritetet britanike kanë arrestuar një 20-vjeçar, i cili dyshohet se është i lidhur me një kërcënim, i cili u hetua kundër stadiumit të Leeds.

Leeds mund të rihapë dyert e stadiumit Elland Road nga sot (26.03), pasi policia e West Yorkshire i kërkoi klubit anglez të mbyllte terrenin për shkak të një kërcënimi sigurie.

Policia tha se kishte arrestuar një 20-vjeçar të premten (24.03) "në lidhje me ngjarjen dhe hetimet janë duke vazhduar". Kërcënimi është bërë të enjten përmes rrjeteve sociale.

"Policia e West Yorkshire ka këshilluar Leeds United që stadiumi Elland Road mund të rihapet menjëherë. Kërkojmë falje për çdo ndërprerje dhe falënderojmë publikun për mbështetjen e tyre”,- thuhet në deklaratën e Leeds.

Kujtojmë se Leeds kishte njoftuar se "zyrat, biletat dhe dyqani i stadiumit" do të qëndronin të mbyllura deri në njoftimin e mëtejshëm, pas këshillave të policisë, me autoritetet që po shqyrtonin seriozitetin e raportimeve për një kërcënim ndaj objekteve të ekipit.

Mediat britanike raportuan se ka pasur një kërcënim përmes rrjeteve sociale, si pasojë e të cilit policia ka kryer kontrolle dhe duket se hetimet e kryera... kanë arritur tek i riu konkret 20-vjeçar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll