Sport

Argjentina përjetëson yllin e saj, qendra stërvitore e kombëtares ‘Albiceleste’ merr emrin e kampionit të botës… Lionel Messit

Federata e Argjentinës ka njoftuar se qendra stërvitore e kombëtares do të mbajë tashmë emrin e Lionel Messit në nderim të karrierës së tij të pamasë.

26 Mars 2023, 17:59 Nga DOSJA

Argjentina përjetëson yllin e saj, qendra stërvitore e

ARGJENTINE - Pak më shumë se tre muaj pasi ‘Albicelestët’ u kurorëzua në finalen e Kupës së Botës kundër Francës (3-3, 4-2 me penallti), Federata Argjentinase ka vendosur të nderojë edhe një herë kapitenin e kombëtares së tij. 

Tani e tutje ‘Casa de Ezeira’, në Buenos Aires, ku stërvitet kombëtarja e Argjentinës, do të quhet Lionel Andrés Messi “për nder të lojtarit më të mirë në botë”, ka shkruar Claudio Tapia, presidenti i AFA-s në Twitter.

“Jam shumë i lumtur, ky homazh është shumë i veçantë”,- tha Messi. “Të dish që ky vend do të quhet Lionel Andrés Messi është diçka madhështore”. 

Përveç Kupës së Botës, të cilën më në fund arriti ta fitonte pas një kërkimi të gjatë, Messi (35) fitoi një Copa America (2021), katër Champions League (2006, 2009, 2011 dhe 2015), dhjetë tituj kampion të Spanjës me FC Barcelona dhe një Ligue 1 me PSG. 

Ai gjithashtu është fitues i shtatë “Topa të Artë”, ndërkohë që ai gjithashtu shënoi golin e 800-të në karrierën e tij, të enjten në fitoren e miqësores ndaj Panamasë (2-0). Këtë të martë, Argjentina do të përballet me Curaçao, në një miqësore tjetër para kthimit të Messit në PSG.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll